Ky botim synon të sjellë Marrëveshjen e Përkohshme më pranë publikut shqiptar dhe veçanërisht pjesëve të administratës shtetërore që ndikohen më shumë prej hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje: sistemit gjyqësor dhe doganave. Botimi është konceptuar në formën e një manuali që u prezanton lexuesve të drejtat dhe detyrimet e Shqipërisë prej Marrëveshjes së Përkohshme dhe i udhëzon ata se si të “lexojnë” pjesët shoqëruese të kësaj marrëveshje – anekset dhe protokollet.