SHQIPERIA DHE BASHKIMI EVROPIAN - MARREVESHJA E STABILIZIM-ASOCIIMIT DHE ME PAS
Ky studim synon të vlerësojë nivelin e njohurive, pritshmëritë dhe motivimin e punonjësve të administratës qendrore, administratës lokale, institucioneve të pavarura dhe gjyqësorit, në lidhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Më konkretisht studimi ka si qëllim parësor vlerësimin e nivelit të njohurive në përgjithësi dhe brenda secilit grup, në lidhje me detyrimet që rrjedhin nga nënshkrimi i MSA-së. Në këtë kuadër është realizuar edhe vlerësimi i njohurive në lidhje me procesin e integrimit në përgjithësi, për të identifikuar më qartë rëndësinë që i kushtohet MSA-së në këtë proces, në secilin prej grupeve. Së fundi, studimi synon gjithashtu të identifikojë mënyrën se si pjesëtarët e secilit grup e shohin rolin e tyre në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.