Revista “Europian” është një botim periodik i Ministrisë së Integrimit Europian, e cila synon të informojë aktorët e interesuar brenda dhe jashtë vendit mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke u fokusuar në momentet më të spikatura të tij. Ajo, përveç kontributit të stafit të kësaj Ministrie është konceptuar e hapur dhe mirëpret komentet dhe opinionet e cilitdo që mendon se mund të kontribuojë në këtë proces. Numri i parë i “Europian” sjell komentet dhe opinionet e stafit të Ministrisë së Integrimit Europian, mbi ngjarjet kryesore lidhur me negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.