Njoftime
Ministria e Integrimit
Pyetja e javės
Ministria e Integrimit

A mendoni se Shqiperia do te marre statusin e kandidatit brenda ketij viti?


Rezultatet po nxirren. Ju lutem prisni...
Pergjigjet e Shqiperise te Pyetesorit te KE
Vizitoni Qendren e Dokumentacionit dhe Informacionit Evropian!
Procesi i Vendim-marrjes

 Programi i Keshillit te Ministrave

Integrimi evropian i Shqipërisë përbën një prioritet parësor kombëtar. Si i tillë kërkon që marrdhëniet me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare të tij të ngrihen në nivel partneriteti.

Politika jonë e jashtme në drejtim të raporteve me BE dhe vendet anëtare do të synojë sigurimin e mbështetjes së nevojshme politike dhe ekonomike që përshpejtojnë reformat transformuese dhe na përafrojnë më shumë standartet komunitare. Partneriteti me BE dhe vendet anëtare do të përmirësohet më tej dhe për shkak të rritjes së kapaciteteve tona programuese dhe realizuese që do të sigurojë:

  • një prezantim dhe absorbim më realist të realitetit tonë progresist;
  • një ndihmë më të gjerë, më të kualifikuar, më të shpejtë dhe më efektive për fushat ku vendi ka më tepër nevojë dhe interesi reciprok garantohet;
  • një vlerësim më substancial të rolit dhe politikës së Shqipërisë në rajon, etj.

Qeveria e Shqipërisë vlerëson se interesat e bashkëkombasve që jetojnë në vendet fqinje nuk janë të ndryshme nga interesat evropiane të shtetasve tanë. Mbi këtë bazë ne do të nxisim dhe inkurajojmë cdo iniciative që proceset integruese i shohin të pashkëputura nga nevoja për forcim të standarteve dhe institucioneve demokratike sipas modelit euroatlantik në vendet ku ata jetojnë.

Ne vlerësojmë se interesat kombëtare të shqiptarëve kudo ku janë së bashku me përfaqësuesit e tyre legjitim, konvergojnë në përshpejtimin e reformave standarte të zhvillimit dhe integrimit Evropian.

Partneriteti me SHBA është një prioritet konstant i politikës sonë të jashtme. Bashkëpunimi me institucionet amerikane, përfaqësuesit amerikan në institucionet apo organizatat ndërkombëtare, zgjerimi i hapsirave për thithjen e kapitalit amerikan në tregun shqiptar si dhe bashkëpunimi i ngushtë me axhensitë e specializuara amerikane për zhvillim dhe luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar apo trafiqeve ilegale do të thellohet më tej.

Per informacione te metejshem klikoni ketu



« Kthehu Pas Printo
Shqip English
     Ministri
     Fjalime
     Mesazhe urimi
     Intervista
     Galeri
Untitled Document
Te gjitha te drejtat e rezervuara © Ministria e Integrimit