Njoftime
Ministria e Integrimit
Pyetja e javės
Ministria e Integrimit

A mendoni se Shqiperia do te marre statusin e kandidatit brenda ketij viti?


Rezultatet po nxirren. Ju lutem prisni...
Pergjigjet e Shqiperise te Pyetesorit te KE
Vizitoni Qendren e Dokumentacionit dhe Informacionit Evropian!
Procesi i Vendim-marrjes

 Sekretariati Evropian
Sekretariati Evropian u krijua si një drejtori e re e Ministrisë së Integrimit mbi bazën e Urdhrit të Kryeministrit nr. 5, datë 8.1.2010 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Ministrisë së Integrimit”.
 
Krijimi i Sekretariatit Evropian u konsiderua si një domosdoshmëri për të mbështetur, zhvilluar dhe koordinuar në mënyrë të vazhdueshme rrjetin e strukturave ndërinstitucionale për integrimin evropian, procesin e koordinimit të hartimit të përgjigjeve të Pyetësorit të Komisionit Evropian, dhe të parapërgatitjeve për fazat e mëtejshme të procesit të anëtarësimit pas marrjes së statusit të vendit kandidat.
 
Sekretariati Evropian realizon mbështetjen teknike për funksionimin e shpejtë dhe të mirë të Komitetit të Koordinimit Ndërministror për Integrimin Evropian të krijuar me Urdhrin e Kryeministrit nr. 46, datë 1.4.2009 “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e strukturave të bashkërendimit ndërministror, për realizimin e angazhimeve, të ndërmarra në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit”. Sekretariati Evropian koordinon aktivitetin e Grupeve Ndërinstitucionale të Punës të krijuara në përputhje me Urdhrin e Kryeministrit nr. 183, datë 11.12.2009, “Për ngritjen e Grupeve Ndërinstitucionale të Punës për çdo kapitull të acquis communautaire, përfshirë dhe kapitujt për kriterin politik dhe atë ekonomik (GNPAC)”. Sekretariati Evropian i realizon këto funksione në përputhje me dokumentet strategjike BE- Shqipëri, si dhe aktet shqiptare që përcaktojnë strategjinë e integrimit si, Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, Programi Buxhetor Afatmesëm, etj.
 
Detyrat e Sekretariatit Evropian do të jenë veçanërisht:
  • Të hartojë dokumentet e nevojshme që do t’i paraqiten Komiteti Ndërministror për Integrimin Evropian (KNIE) të kryesuar nga Kryeministri;
  • Të përgjigjet për organizimin teknik të aktivitetit të Komitetit të Koordinimit Ndërministror për Integrimin Evropian (KKNIE);
  • Të hartojë dokumentet që do t’i paraqiten KKNIE-s;
  • Të koordinojë aktivitetin e Ministrisë së Integrimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 8 tetor 2009;
  • Të ndihmojë në koordinimin e aktivitetit të Grupeve Ndërinstitucionale të Punës,
  • Të sigurojë informacion të vazhdueshëm mbi zhvillimet brenda Bashkimit Evropian dhe mbi procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe t’ia paraqesë këtë informacion KKNIE dhe të gjitha institucioneve të tjera shqiptare;
  • Të kryejë analiza mbi aktivitetin e Ministrisë së Integrimit dhe të paraqesë rekomandime për përmirësimin e punës së Ministrisë së Integrimit.
 
Sekretariati Evropian përbëhet nga 3 sektorë:
 
1. Sektori i Metodologjisë së Raportimit dhe Përkthimit,
2. Sektori i Dokumentacionit dhe Komunikimit me Publikun,
3. Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
 
 
1. Sektori i Metodologjisë së Raportimit dhe Përkthimit
 
Sektori i Metodologjisë së Raportimit dhe Përkthimit kryen detyra të karakterit monitorues, koordinues dhe raportues për aktivitetin e Ministrisë së Integrimit dhe ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, të procesit të marrjes së statusit të vendit kandidat, si dhe të fazave të mëtejshme të procesit të integrimit.
 
Detyrat e këtij Sektori janë:
  • Të hartojë dokumentet që do t’i paraqiten Komiteti Ndërministror për Integrimin Evropian (KNIE) të kryesuar nga Kryeministri,
  • Të përgjigjet për organizimin teknik të aktivitetit të Komitetit të Koordinimit Ndërministror për Integrimin Evropian (KKNIE) si dhe të hartojë dokumentet që do t’i paraqiten KKNIE-s,
  • Të koordinojë aktivitetin e Grupeve Ndërinstitucionale të Punës,
  • Të kryejë analiza mbi aktivitetin e Ministrisë së Integrimit dhe të paraqesë rekomandime për përmirësimin e punës së Ministrisë së Integrimit,
  • Të hartojë metodologji monitoruese dhe raportuese, në plotësim të nevojave të Ministrisë së Integrimit, në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe aktet e brendshme të Ministrisë së Integrimit,
  • Të drejtojë dhe koordinojë hartimin, rishikimin dhe monitorimin e Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit,
  • Të hartojë dokumente raportuese mbi aktivitetin e institucioneve të Republikës së Shqipërisë në plotësim të detyrimeve të marra përsipër në procesin e integrimit,
  • Të realizojë përkthime të ndryshme për nevojat e Ministrisë së Integrimit.
 
 
2. Sektori i Dokumentacionit dhe Komunikimit me Publikun
 
Sektori i Dokumentacionit dhe Komunikimit me Publikun zbaton politikat e Ministrisë së Integrimit në lidhje me informimin dhe komunikimin me publikun në kuadër të procesit të integrimit.
 
Detyrat e Sektorit të Dokumentacionit dhe Komunikimit me Publikun konsistojnë në:
  • Të sigurojë informacion të vazhdueshëm mbi zhvillimet brenda Bashkimit Evropian dhe mbi procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe t’ia paraqesë këtë informacion të gjitha institucioneve të interesuara shqiptare,
  • Të koordinojë aktivitetet e Ministrisë së Integrimit për ndërgjegjësimin dhe informimin e publikut si dhe organizimin në bashkëpunim me palë te treta të seminareve, tryezave të rrumbullakëta dhe diskutimeve mbi procesin e integrimit dhe çështjeve të lidhura me të,
  • Të përgatisë analiza studimore dhe publikimin e materialeve të ndryshme informative mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, mbi politikat e BE-së, institucionet e BE-së, etj,
  • Të koordinojë dhe monitorojë përgatitjen e botimeve periodike të Ministrisë së Integrimit,
  • Të drejtojë dhe menaxhojë Qendrën e Dokumentacionit Evropian,
  • Të sistemojë dhe menaxhojë të bibliotekën e Ministrisë së Integrimit dhe të kujdeset për pasurimin e saj,
  • Mirëmbajtjen dhe përditësimin e faqes së internetit të Ministrisë së Integrimit.
 
 
3. Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit
 
Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit ndihmon në mbështetjen teknike të proceseve administrative të Ministrisë së Integrimit, realizon mbështetjen teknike për sistemet e monitorimit dhe raportimit të aktiviteteve të Ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera, dhe të informimit dhe komunikimit me publikun.
Detyrat e Sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit janë:
  • Të sigurojë mbështetje teknike për procesin e hartimit, rishikimit dhe monitorimit të Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit,
  • Të sigurojë mbështetje teknike për sistemin e menaxhimit të dokumentacionit për nevojat e krijimit të versionit shqiptar të acquis communautaire,
  • Të sigurojë mbështetje teknike për realizimin e informimit dhe komunikimit me publikun të Ministrisë së Integrimit,
  • Të realizojë mbikëqyrjen dhe mirëfunksionimin e pajisjeve të teknologjisë së informacionit.


« Kthehu Pas Printo
Shqip English
     Ministri
     Fjalime
     Mesazhe urimi
     Intervista
     Galeri
Untitled Document
Te gjitha te drejtat e rezervuara © Ministria e Integrimit