Njoftime
Ministria e Integrimit
Pyetja e javės
Ministria e Integrimit

A mendoni se Shqiperia do te marre statusin e kandidatit brenda ketij viti?


Rezultatet po nxirren. Ju lutem prisni...
Pergjigjet e Shqiperise te Pyetesorit te KE
Vizitoni Qendren e Dokumentacionit dhe Informacionit Evropian!
Procesi i Vendim-marrjes

 Drejtoria e Shėrbimeve te Brendshme
Drejtoria e Sherbimeve të Brendshme, ka si mision të saj, realizimin e detyrave që ngarkojnë ligjet dhe aktet e tjera në zbatim të tyre, për përdorimin me efektivitet të burimeve njerzore, ekonomike dhe financiare, të Ministrisë.
 
Kjo Drejtori është e organizuar në 2 sektor, e konkretisht :
  • Sektori i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Sherbimeve,
  • Sektori i Financës 
Funksionët kryesore të kësaj Drejtorie janë :  
 
1.Organizimi dhe drejtimi i punës së sektorve dhe punonjësve, bazuar në detyrat funksionale të përcaktuara në rregulloren e brendshme të Ministrisë, urdhërat e Ministrit dhe Sekretararit të Përgjithshëm.
2.Mbikqyrja e zbatimit të politikave të përcaktuara nga qeveria për personelin, siç janë rekrutimi, emrimi, pozicionet e punës, pershkrimi i punës, kategorizimi, pagat, vlerësimi i punës, shperblimet, trajnimet, levizjet, evidencimet, etj.
3.Planifikimi dhe menaxhimi i problemeve në fushën e buxhetit dhe financës, siç janë :
-Përcaktimi i normativave të harxhimit të materialeve, të shpenzimeve telefonike, të energjisë elektrike, të gomave, karburanteve e pjesëve të këmbimit,
-Hartimi i projekt buxhetit vjetor, afat mesëm, dhe detajimi I tij.
-Zbatimi me perpikmëri i buxhetit vjetor të miratuar, për çdo artikull dhe nenartikull,
-Drejtimi i metodologjisë së aplikimit të kontabilitetit, kontabilizimi i veprimeve financiare të mbylljës së bilancit vjetor, plotësimi i tij dhe i pasyrave të tjera financiare
4.Pjesëmarrja në grupet e hartimit të ligjeve për çeshtje ekonomike e financiare që lidhën me integrimin europian. 
5.Përfaqësimi i Ministrisë në marrdhëniet me të tretët, bazuar në kompetëncat e përcaktuara dhe autorizimet e Ministrit.
6.Kryerja e funksionit të Autoritetit Përgjegjës për parandalimin, kontrollin dhe zgjidhjën e gjendjeve të konfliktit të interesave, sipas ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005.


« Kthehu Pas Printo
Shqip English
     Ministri
     Fjalime
     Mesazhe urimi
     Intervista
     Galeri
Untitled Document
Te gjitha te drejtat e rezervuara © Ministria e Integrimit