Drejtoria e Mbështetjes Institucionale dhe Procesit te Integrimit është e organizuar në këta sektorë:
1.Sektori i Instrumenteve te Parazgjerimit
Ky sektor mbulon koordinimin e ndihmës komunitare për Shqipërinë në mbështetje të procesit të Stabilizim Asociimit. Detyrat e këtij sektori konsistojnë në:
· Hartimin e prioriteteve kombëtare dhe përgatitjen e Programeve Indikativ Shumëvjeçar dhe programeve vjetore të veprimit në kuadër te Asistencës së BE-së për Shqipërinë CARDS dhe IPA;
· Koordinimin me Institucionet e tjera për identifikimin dhe negocimin e projekteve prioritare për financim, bazuar në prioritetet sektoriale dhe në mbështetje të procesit të stabilizim-asociimit;
· Përgatitjen e marrëveshjeve financiare të ndihmave komunitare për nënshkrim;
· Ndjekjen e procedurave për nënshkrimin e marrëveshjeve financiare nga Qeveria shqiptare dhe ratifikimin e tyre nga Kuvendi i Shqipërisë;
· Ndjekjen e fazës së zbatimit të projekteve në kuadër të marrëveshjeve financiare vjetore përkatëse dhe përgatitjen e raporteve mbi ecurinë e zbatimit te Programeve dhe projekteve të financuara nga ndihma e BE-se CARDS dhe IPA ;
· Mirëmbajtjen dhe përditësimin e Bazës së të dhënave për projektet e financuara nga BE;
· Përgatitjen periodike e progres raporteve, si dhe e raporteve vjetore të zbatimit të programeve / projekteve CARDS dhe IPA Kombëtar.
2. Sektori i Bashkëpunimit Rajonal
Ky sektor është përgjegjës për ndjekjen dhe bashkërendimin e detyrave me Ministritë, Institucionet e tjera Qëndrore përkatëse (të ngarkuara atij) si dhe organeve të pushtetit vendor, për realizimin e detyrave në kuadër të përgatitjes dhe zbatimit të Marrëveshjeve Financiare në kuadër te Programeve te Bashkëpunimit Rajonal. Detyrat kryesore të këtij sektori konsistojnë në:
· Programimin, koordinimin dhe monitorimin e zbatimit të Programeve te Fqinjësisë, si dhe atij IPA, për aspektet e Bashkëpunimit rajonal, në bashkëpunim të ngushtë me Ministritë, institucionet e tjera qëndrore përfituese të tij, si dhe organeve te pushtetit vendor, si dhe me Delegacionin e Komisionit Evropian në Tiranë dhe strukturat e përbashkëta të këtyre programeve.
· Përgatitjen e raporteve mujore mbi progresin e realizuar në zbatim të Programeve të Fqinjësisë dhe atij IPA, për aspektet e Bashkëpunimit rajonal, si dhe përgatitjen e informacioneve mbi ecurinë e detyrave në sektorët që ai mbulon, si dhe sinjalizimin mbi masat që duhen marre për problemet që lindin duke sugjeruar rrugët e zgjidhjes.
· Përgatitjen, organizimin dhe marrjen pjesë në mbledhjet periodike apo aktivitetet e organizuara në kuadër të këtyre programeve, si dhe ndjekjen e ecurisë së detyrave që dalin nga këto takime.
· Mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme me strukturat përgjegjëse për zbatimin e Programeve të Fqinjësisë dhe atij IPA, për aspektet e Bashkëpunimit rajonal, si dhe me Institucionet e tjera përfituese.
· Dhënien e mendimeve, opinioneve dhe zgjidhjeve te ndryshme për problemet e hasura në kuadër të programeve të Bashkëpunimit Rajonal.
· Mbajtjen e kontakteve me përfituesit potencialë në programet e bashkëpunimit rajonal, si Ministritë e Linjës, Institucionet e tjera qëndrore, organet e pushtetit vendor, OJF etj; mbajtjen e kontakteve me Delegacionin e Komisionit Evropian në Tiranë; mbajtjen e kontakteve me shërbimet e Komisonit Evropian; mbajtjen e kontakteve me strukturat e ndryshme përgjegjëse të programeve të Fqinjësisë.
|